Sekuestrohen 3 armë zjarri dhe municion në Podujevë, arrestohen 2 persona

Sekuestrohen 3 armë zjarri dhe municion në Podujevë, arrestohen 2 persona

22:39, 01/06/2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për shtënie më armë në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarve pas kontrollit të kryer me urdhër të prokurorit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake, i janë gjetur “tri armë zjarri, tre karikatorë dhe 35 fishekë.

“Sekuestrimi i armëve është bërë pas kontrollit të kryer me urdhër të prokurorit dhe Gjyqtarit të procedurës paraprake, të vendbanimit të personave të dyshuar, një ditë pas raportimit për të shtëna me armë (në ajër), në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco