Paçarizi: Kemi dështu të organizojmë ambient të sigurt për zgjedhje

Paçarizi: Kemi dështu të organizojmë ambient të sigurt për zgjedhje

22:22, 01/06/2023

Analisti Rrahman Paçarizi e konsideron të dështuar ambientin e Kosovës për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike në Veri.

“Nëse thu bandat po i pengojnë qytetarët me dalë në zgjedhje, dhe nëse parkushti për zgjedhje të lira dhe demokratike është me pasë ambient të qetë dhe të sigurt, atëherë Kosova që 20 vjet, në vazdimësi, edhe tash, ka dështu me siguru ambient të qetë dhe të sigurt për me u mbajtë zgjedhjet e lira dhe demokratike”, ka thënë Paçarizi në Rubikon të Klan Kosovës.

“Prandaj këto nuk munden me u qujt zgjedhje të lira dhe demokratike. Na mujmë me e rrejtë veten sa të dojmë”.

Sipas Paçarizit, Kosova është dashur ta shfrytëzojë shkeljen e Marrëveshjes së Brukselit nga ana e Serbisë, por e ka bërë të kundërtën.

“Nëse Kosova ka dështu me e kapitalizu faktin që Serbia e ka shkelë marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit duke mos i leju serbët me dalë në zgjedhje, parakushti për me u formu Asociacioni ka qenë zgjedhjet në veri, kthimi në institucione, themelimi i komunave, instalimi i kryetarëve, asambleve etj. formohet Asociacioni, Serbia e ka pengu e ka shkelë marrëveshjen”.

“Nëse Serbia e ka shkelë marrëveshjen, Kosova o dashtë me e kapitalizu këtë situatë, jo me shku me u konfrontu me bashkësinë ndërkombëtare dhe me huqë komplet qëllimin”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco