Fatmir Limaj: Frika ime është mos Kurti futet në kurthin e Serbisë që do prishë raportet me ndërkombëtarët

22:14, 01/06/2023

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ftuar në Çim Peka Live u shpreh se është pro vendimit që Gjykata Kushtetuese ka dhënë. Limaj theksoi se frika e tij më e madhe është se Kurti mund të bjerë në kurthin e Serbisë, një kurth që do i kushtonte Kosovës, pozicionin e saj mes vendeve ndërkombëtare.

Ne jemi pro asaj që ka thënë Gjykata Kushtetuese e Kosovës, një asosacion . Tani është vendimi i GJK në vitin 2015 që nuk do ketë pushtet të tretë por njëfarë përmbledhje e të drejtave të komunitetit serb.

Çim Peka: A do e mbështesni vendimin e qeverisë Kurti nëse zbaton asocacionin sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Limaj: Absolutisht ne jo vetëm që do e mbështesim por kjo është edhe qëllimi ynë, nëse do jetë asocacion për të cilin ne kemi protesuar së bashku është diçka që në tërësi nuk e dëmton funskionalitetin e shtetit të Kosovës, me thënë të drejtën dhe kjo është e tepërt dhe e panevojshme por nga rrethanat.

Çim Peka: Çfarë po bën gabim Albin Kurti?

Limaj: Ajo që unë po i frikësohem është se Kurti po futet në kurth që serbët e kanë si shollë. Gjithë politika e tyre bazohet në gënjeshtra, në dhunë, në shpifje dhe në kurthe. Në një kurth që do vijë një moment që edhe Kosovës do t’i imponohet asocacion me kopertenca ekzekutive dhe do prishen raportet dhe pozicioni i Kosovës me miqtë tanë për te cilët Kosova ka nevojë për to. Nga gjendja e tensionuar e krijuar në veri kam frikë se Kurti do detyrohet të pranojë asocacionin nga kompetencat ekzekutive edhe do prish marrëdhenien ose do e ketë dëmtuar pozicionin e Kosovës në raport me ndërkombëtarët.

Po të isha unë në vendin e Albin Kurti i gjithë angazhimi im do shkonte në ekspozimin e qeverisë së Vuçiç, sa më shumë të vazhdohej të harxhohej energji me ekspozimin e vazhdueshëm të presidentit Vuçiç dhe të gjithë asaj çfarë po bën ai në raport me Kosovën por edhe Serbinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco