Takimi Osmani-Vuçiq, Borrell ndan detaje: Diskutuam për situatën e rrezikshme në veri

Takimi Osmani-Vuçiq, Borrell ndan detaje: Diskutuam për situatën e rrezikshme në veri

22:03, 01/06/2023

Josep Borrell, zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ka treguar për takimin të cilin e ka ndërmjetësuar në mes të presidentes, Vjosa Osmani dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Borrell përmes një deklarimi në Twitter e ka cilësuar si të rrezikshme situatën në Veri të Kosovës.

Shefi i BE-së për politikë të jashtme nuk ka treguar më shumë për përmbajtjen e bisedës, poqë nuk ka treguar që të ketë pasur zgjidhje – duke nënkuptuar se Osmani e Vuçiq nuk janë pajtuar.

Takimi mes Osmanit dhe Vuçiqit ka ndodhur në Moldavi, në një samit të liderëve evropianë.

Për situatën në Veriun e Kosovës, presidenti francez, Emmanuel Macron ka paralajmëruar vendime konkrete gjatë javës së ardhshme.

Situata në Veri është e tensionuar që nga e premja e javës së kaluar, kur kryetarët e zgjedhur shqiptarë u penguan të hynin në objektet e tri komunave veriore të Kosovës.

Ndërkaq, të hënën situata eskaloi, ku protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e KFOR’it, duke u lënduar disa prej tyre. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco