Krerët e vendeve të BE diskutojnë sot për situatën në Kosovë

Krerët e vendeve të BE diskutojnë sot për situatën në Kosovë

08:03, 01/06/2023
Udhëheqësit e 27 vendeve të Bashkimit Evropian dhe të 20 vendeve të tjera evropiane mblidhen sot në Kishinau të Moldavisë, për të diskutuar një varg çështjesh, mes tyre edhe tensionet në veri të Kosovës, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
 
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, pritet të takojë atje presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
 
Një ditë më herët, Borrell e takoi në Bratisllavë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.K
 
Në një postim në Twitter pas takimit, Borrell tha se situata në veri të Kosovës është “e rrezikshme dhe e paqëndrueshme”.
 
“Na duhet shtensionim urgjent dhe zgjidhje përmes dialogut”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco