Saiti: Dhuna në veri të Kosovës është e orkestruar nga presidenti i Serbisë, Vuçiç

16:59, 30/05/2023

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV me modertaoren Armela Ferko ishte i ftuar, Gazmend Saiti.

Saiti është shprehur se situata në veri të Kosovës është nxitur dhe orkestruar nga presidenti i Serbisë, Vuçiç dhe e gjithë kjo lojë politike po vihet në jetë nga persona të lidhur me krimin dhe mafian serbe.

"Situata në veriun e Kosovës merr qetësi vetëm kur urdhëron Vuçiçi sepse të gjithë ata persona që janë në atë protestë kanë ardhur nga qendra e Beogradit. Këta individë që po organizojnë protesta e dhunshme janë të lidhur me krimin e organizuar dhe janë përdorur për të bërë masakra që nga koha e luftës në Kosovë.

Sportistët janë bërë bashkë për të sulmuar Kosovën dhe po shprehen se po na zaptojnë tokën tonë dhe ajo që po ndodh në Mitrovicë është se shteti i Kosovës pop mundohet të vendosë shtetin ligjor dhe kushtetutshmërinë e vendit.

Kjo deri në momentin që ka ndodhur agravimi i situatës të gjithë shtetet dhe ata që janë pjesë e QIUNT dhanë mesazhe që pa u futur kryetarët e komunave nuk duhet që të futet asnjë person. E dërguara e bashkimit e Europës për Kosovën Von Crommon u soll harbutërisht me policët e Kosovës duke u shprehur në mënyrë vulgare dhe kjo është në kundërshtim me ligjet e shtetit të Kosovës" tha ndër të tjera Seiti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco