‘Sanksionet’ e para për Kosovën: Anulimi i ‘Defender Europe’, moslobimi për njohje dhe ndalimi i vizitave të qeveritarëve në ShBA

‘Sanksionet’ e para për Kosovën: Anulimi i ‘Defender Europe’, moslobimi për njohje dhe ndalimi i vizitave të qeveritarëve në ShBA

17:12, 30/05/2023

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, u ka thënë përfaqësuesve të disa medieve në Kosovë se kryeministri Albin Kurti, “duhet ta kuptojë se e ka shtëpinë në flakë”.

Ai ka thënë se “ShBA-ja është e brengosur se ai ka marrë hapa të pakoordinuar, dhe pasojat do të jenë të menjëhershme”, duke përfshirë edhe “moslobimin te shtetet monjohëse”.

Sipas tij, kjo është bërë e qartë me reagimin e ashpër nga niveli më i lartë, ai i Sekretarit Anthony Blinken.

Hovenier ka bërë me dije se cilat janë dy kërkesat që Kurti duhet realizuar urgjentisht.

“E para, tërheqja e policisë nga ndërtesat komunale dhe e dyta që kryetarët e rinj të mos i ushtrojnë funksionet në ndërtesat komunale, meqë nuk kanë marrë më shumë se 3-4 për qind të votave”, ka thënë ai.

Sipas tij, ShBA-ja e ka bërë “të qartë se nuk mbështesin më projektet e përbashkëta dhe anulohet edhe edicioni e radhës të Defender Europe”.

Po ashtu, ambasadori Hovenier ka thënë se  “nuk do të ketë vizita të nivelit të lartë të Kosovës në ShBA”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco