Përurohet pllaka përkujtimore e Kazermës së parë të UÇK-së në Baicë të Drenasit

Përurohet pllaka përkujtimore e Kazermës së parë të UÇK-së në Baicë të Drenasit

17:09, 30/05/2023

Me rastin e përvjetorit të rënies në fushën e nderit të heronjve Rasim Kiçinës dhe Ragip Halilajt si dhe Kazermës së parë të UÇK-së në Baicë të Drenasit, kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, familjarë të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të UÇK-së, personalitete dhe qytetarë, ka bërë homazhe dhe mori pjesë në zbulimin e Pllakës.

“Pllaka përkujtimore do të jetë shenjë në kohë për gjeneratat, për një kontribut të çmuar të kësaj ane, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, përball armikut, këtu në Baicë, ku u formua kazerma e Parë e UÇK-së”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Sot, me bashkëpunëtorë, familjarë të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të UÇK-së, personalitete dhe qytetarë, kemi bërë homazhe për të nderuar jetën dhe veprën e heronjve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, në Sheshin “Fehmi Lladrovci” dhe në Memorialin e Dëshmorëve në Marinë.

Në Baicë, kemi zbuluar Pllakën përkujtimore kushtuar Kazermës së parë të UÇK-së në Shkollën e Baicës, të Kompanisë së Parë të Batalionit të Dytë të Brigadës 113 “Mujë Krasniqi”.

Në fjalën e rastit, theksova pllaka përkujtimore do të jetë shenjë në kohë për gjeneratat, për një kontribut të çmuar të kësaj ane, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, përball armikut, këtu në Baicë, ku u formua kazerma e Parë e UÇK-së.

Kjo pllakë është e vogël për të paraqitur tërë historinë e lavdishme të Kompanisë së Parë të Batalionit të Dytë të Brigadës 113 “Mujë Krasniqi”.

Këtu, me zbulimin e kësaj pllake, po ruajmë një shenjë historie se populli ynë nxori përball armikut, bijat dhe bijtë më të shquar për të ofruar gjithçka për lirinë e Kosovës.

Kjo rezistencë, ishte burimore, në zemrën e çdo atdhetari, rezistencë me të gjitha mjetet, ku pas gati një shekulli robëri, përkushtimi atdhetar ndër gjenerata u kurorëzua me Pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Sot jemi këtu për të nderuar vendin ku shënon historinë e Kosovës, sepse, këtu u vendos Kazerma e parë, çerdhja e parë për çlirimtarët tanë.

Kjo për mua ka simbolikë edhe më të madhe, sepse, këtu veproi e punoi heronjtë dhe heroina, Feha e Xheva, Abeja, Rasimi, Ragipi e heronjtë e dëshmorët tjerë, ku u bënë rreshtime, aftësime dhe strategji me ushtarët tanë, me e pa përvojë ushtarake, por të gatshëm ta japin jetën për Kosovën.

Kjo pllakë, shënon një histori lavdie, për Baicën, Drenasin dhe Kosovën, shenjë lavdie për UÇK-në e cila bashkë me aleatët, e dëboi okupatorin serb.

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Nderim Kompanisë së Parë të Batalionit të Dytë të Brigadës 113 “Mujë Krasniqi”!

Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

Nderim familjeve të dëshmorëve, invalid

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco