Kusari-Lila: Vuçiq po përpiqet ta destabilizojë rajonin, do t'i kthehet bumerang

Kusari-Lila: Vuçiq po përpiqet ta destabilizojë rajonin, do t'i kthehet bumerang

15:50, 30/05/2023

Shefja e Grupit Parlamentar të VV, Mimoza Kusari-Lila, për tensionimin e situatës në veri ka bërë përgjegjës presidentin e Serbisë, Aleksader Vuçiq.

Ajo ka bërë me dije se presidenti serb në këtë mënyrë po përpiqet që ta destabilizojë rajonin, shkruan Syri.net Kosova

Në llogarinë e saj në Twitter, ajo ka shkruar se kjo do t`i kthehet atij bumerang nga njerëzit e tij.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe banda e tij plotësisht të pranishëm në veri të Kosovës dhe përpiqet fuqishëm të destabilizuar të gjithë rajonin. Fatkeqësisht Vuçiqit, do t’i kthehet bumerang nga njerëzit e tij”, ka shkruar Kusari-Lila.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco