Sulmet ndaj gazetarëve që po raportojnë për gjendjen në veri nuk kanë të ndalur. Kësaj here është sulmuar kameramani i Radio Televizionit 21, Berat Bahtiri nga persona të maskuar në Mitrovicën e Veriut.
Sipas raportohet nga gazetari Venhar Isufi, personat e maskuar të cilët e kanë sulmuar kameramanin Bahtiri ia kanë marr telefonin derisa ka qenë duke xhiruar dhe ia kanë thyer.
Sipas tij, siguria e gazetarëve të cilët po raportojnë në veri është shumë e mangët dhe se janë të rrezikuar.
Gjatë ditës së sotme kanë raportuar disa sulme ndaj gazetarëve dhe veturave në veri të vendit.
Lidhur me sulmet ndaj tyre ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës të cilët kanë njoftuar se gjendja e gazetarëve që po raportojnë nga veriu po rëndohet edhe më shumë, dhe nuk po u ofrohet mbrojtje e drejtpërdrejtë nga KFOR, dhe prezenca tjetër ndërkombëtare.
© SYRI.net