Raportuesi për Ballkanin në Bundestag: Të shqyrtohet mundësia e shtimit të trupave të KFOR-it në veri

Raportuesi për Ballkanin në Bundestag: Të shqyrtohet mundësia e shtimit të trupave të KFOR-it në veri

14:52, 30/05/2023

Deputeti gjerman, Adis Ahmetovic, i cili është raportues i grupit parlamentar të SPD-së për Ballkanin Perëndimor, i ka quajtur të papërgjegjshme ngjarjet dhe sulmet e ndodhura së fundmi ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe civilëve në veri të Kosovës.

Përmes një deklarate publike të martën, Ahetovic ka thënë se duhet të shqyrtohet mundësia që të shtohet numri i trupave të KFOR-it në Kosovë në hijen e situatës aktuale.

“Sulmet e djeshme gjithashtu bëjnë të qartë se KFOR-i është ende i nevojshëm pas 24 vitesh për të ofruar stabilitet dhe siguri. Një rritje në kontingjentin ekzistues të trupave duhet gjithashtu të shqyrtohet në dritën e situatës aktuale, në mënyrë që të jetë në gjendje të ndërhyjë më me vendosmëri në rast emergjence”, thuhet në deklaratën e deputetit gjerman.

Duke vepruar kështu, ai ka thënë se misioni i KFOR-it është dhe mbetet i paanshëm në misionin e tij për demokraci dhe siguri si dhe “nuk njeh ngjyrën e lëkurës, fenë apo përkatësinë etnike”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco