Edita Tahiri: Borrell dhe Lajçak duhet të japin dorëheqje

Edita Tahiri: Borrell dhe Lajçak duhet të japin dorëheqje

14:15, 30/05/2023

Edita Tahiri ka kërkuar dorëheqjen e shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe emisarit special Miroslav Lajçak.

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, tha sot se dy ndërmjetësuesit evropianë përfunduan duke sjellë dhunën e kriminelëve të Vuçiqit në Kosovë.

“Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak duhet të japin dorëheqjen menjëherë si Ndërmjetësuesit e BE-së për paqen mes Kosovës dhe Serbisë. Në vend që të krijonin marrëdhënie paqësore fqinjësore, ata përfunduan duke sjellë dhunën e kriminelëve të Vuçiç-it kundër paqeruajtësve të NATO-s në Kosovë”, shkroi ajo në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco