Flamuri në veri, Shkëlzen Gashi ia ruan me 'screenshot' komentin analistit Rexhaj, ia qet në shesh huqjen (FOTO)

Flamuri në veri, Shkëlzen Gashi ia ruan me 'screenshot' komentin analistit Rexhaj, ia qet në shesh huqjen (FOTO)

14:04, 30/05/2023

Forca të Njësisë Speciale të Kosovës kanë zhvendosur flamurin shtetëror nga objekti i Komunës në Zubin Potok.

Por, këtë veprim duket se e keqkuptuar një analist. Është fjala për Sali Rexhajn, i cili ka komentuar në një status të Shkëlzen Gashit në Facebook, shkruan Syri.net Kosova

"Edhe një info Xen, në veri u hoq flamuri", ka shkruar Rexhaj, ndërda Gashi i ka replikuar duke i thënë atij se 'qenke gëzu, a?'.

"Për fat të keq, të shkoi gëzimi huq, se veç e paskan çu flamurin një kat ma nalt...', i është përgjigjur Gashi.

Por, duket se me të kuptuar se kishte gabuar në komentin e tij, Rexhaj e ka fshirë komentin e tij, derisa Gashi ia ka bërë 'screenshot' dhe e ka publikuar në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco