Borrell: E papranueshme dhuna tronditëse në Zveçan

Borrell: E papranueshme dhuna tronditëse në Zveçan

07:40, 30/05/2023
Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e ka dënuar dhunën të cilën e quajti tronditës në Zveçan.
 
Ai në një postim në Twitter shkruan se aktet e dhunshme të kryera kundër trupave të NATO-s, mediave, civilëve dhe policisë janë absolutisht të papranueshme.
 
“BE-ja dënon dhunën tronditëse të sotme në Zveçan në termat më të ashpër të mundshëm. BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që menjëherë dhe pa kushte të de-përshkallëzojnë situatën.
 
Ne presim që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjejnë menjëherë një zgjidhje politike përmes dialogut”, shkruan Borrell.
 
Ndryshe, të hënën në Zveçan protestuesit e dhunshëm lënduan 25 pjesëtarë të KFOR-it.
 
Të pasigurt në veri ishin edhe gazetarët, ndërsa pati edhe dëmtime dhe djegie të veturave.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco