'Po identifikohen kriminelët që t'i sjellim para drejtësisë', ministrja Haxhiu me paralajmërim
07:24, 30/05/2023
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se bandat e organizuara kriminale serbe në veri të vendit, të cilat udhëhiqen nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk do të tolerohen, shkruan Syri.net Kosova
Ajo përmes një reagimi në Facebook ka thënë se sulmet e djeshme ndaj policisë, gazetarëve që kryenin punën e tyre dhe KFOR-it, janë të papranueshme dhe të dënueshme.
Teksa, sipas saj, të gjithë, pa dallim duhet të dënojnë aktet e sotme kriminale.
“Bandat e organizuara kriminale serbe të cilat udhëhiqen nga Vuqiq nuk do të tolerohen.Sulmet ndaj policisë, gazetarëve që kryenin punën e tyre dhe KFOR-it, janë të papranueshme dhe të dënueshme.Republika e Kosovës nuk do të lejojë veprime që cenojnë sovranitetin dhe integritetin terrirorial dhe as përmbushje të apetiteve të Vuqiqit.Të gjithë, pa dallim duhet të dënojnë këto akte kriminale. Ata që pamë sot nuk janë qytetarë serb që janë të pakënaqur me kryetarët legjitim por janë kriminelë që udhëhiqen nga Vuqiq me qëllim të destabilizimit”, shkroi Haxhiu.
Ndërsa ka theksuar se “Institucionet e drejtësisë së bashku me policinë po identifikojnë kriminelët që t’i sjellin para drejtësisë”.
© SYRI.net
Lexo edhe: