Ministria e Mbrojtjes, përmes një komunikate për media njofton se për shkak të situatës në veri të vendit, aktiviteti i paraparë për sot (DV DAY), në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Evropë `23”, anulohet.
“Ju njoftojmë se për shkak të situatës në veri të vendit, aktiviteti i paraparë për sot (DV DAY), në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ’23”, anulohet”, bëhet e ditur në njoftim.
Kosova është nikoqire e “Defender Europe 23”, ushtrimit më të madh ushtarak ndërkombëtar në të cilin po marrin pjesë 25 vende të NATO-s me mbi 22 mijë trupa.
Ky ushtrim ka nisur më 22 maj e pritet të zgjasë deri më 2 qershor.
© SYRI.net