Kurti njofton se mbrëmë ka folur me Borrellin: Tema kryesore ishte veriu

Kurti njofton se mbrëmë ka folur me Borrellin: Tema kryesore ishte veriu

08:28, 29/05/2023

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se mbrëmë vonë kishte një telefonatë nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

Sipas Kurtit tema kryesore ishte lidhur me çështjet aktuale, përfshirë edhe paszgjedhjet në katër komunat në veri.

“Theksoi se kryetarët e zgjedhur do të ofrojnë shërbime për të gjithë qytetarët. Është e rëndësishme të intensifikohet dialogu për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Themelore”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Borrell, dje tha se Prishtina duhet të depërshkallëzojë situatën në veri dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm e destabilizues.

Pas takimit me sekretarin e Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, Borrell shkroi në Tëitter të dielën se duhet vlerësuar koordinimin e vazhdueshëm mes Misionit të EULEX-it dhe të NATO-s në Kosovë, “për një mjedis të sigurt”.

“Fola me Jens Stoltenberg për situatën në veri të Kosovës. Ne pajtohemi që Prishtina të depërshkallëzojë situatën dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm e destabilizues”, shkroi ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco