Mustafa 'godet' Qeverinë Kurti, 'për dy vite, qytetarëve vetëm faturat u janë rritur'

Mustafa 'godet' Qeverinë Kurti, 'për dy vite, qytetarëve vetëm faturat u janë rritur'

18:12, 31/03/2023

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, i ftuar në Frontal në T7 ka komentuar dy vjet qeverisje të kryeministrit Albin Kurti.

Mustafa ka thënë se përgjatë këtyre dy viteve e vetmja rritje që kanë përjetuar kosovarët, ka qenë rritja e faturave.

“Të vetmen rritje që kanë përjetuar kosovarët është rritja e faturave”, ka thënë Mustafa në Frontal.
Ai tutje teksa ka folur për premtimet e Qeverisë për hapjen e vendeve të reja të punës, ka thënë se duhet të tregohen transparentë dhe të tregojnë edhe sa të rinj e kanë lëshuar Kosovën për shkak të mungesës së vendeve të punës.

“Duhet të tregojnë edhe sa mijëra të rinj e kanë lëshuar Kosovën në mungesë të mundësive të punësimit”, ka shtuar deputeti i LDK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco