Osmani diskuton për dialogun me përfaqësues të QUINT-it dhe BE-së

Osmani diskuton për dialogun me përfaqësues të QUINT-it dhe BE-së

17:15, 31/03/2023

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar përfaqësues të shteteve të QUINT-it dhe BE-së.

Ftesën për këtë takim, Osmani tha se e mori nga ambasadori amerikan në OSBE, Michael Carpenter, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Temë diskutimi në këtë takim, që u zhvillua në rezidencën e OSBE-së, ishte dialogu Kosovë-Serbi, dhe përpjekjet e Kosovës për ta fuqizuar demokracinë.

“Diskutuam zhvillimet e fundit lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, sukseset e Kosovës në fuqizimin e demokracië dhe përpjekjet tona të përbashkëta për paqe dhe siguri në kontinent”, njoftoi presidentja Osmani. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco