Prishtina bëhet për herë të parë me 'Rrugë për fëmijë', Përparim Rama publikon një video

Prishtina bëhet për herë të parë me 'Rrugë për fëmijë', Përparim Rama publikon një video

17:05, 31/03/2023

Sot u përurua rruga e parë për fëmijë në Prishtinë te shkolla “Elena Gjika” e cila sot ka shënuar edhe 78 vjetorin e hapjes, shkruan Syri.net Kosova

Në kuadër të projektit “Rruga për fëmijët”, hapësira para shkollës “Elena Gjika” u transformua në një zonë të sigurt pa makina për fëmijët dhe me ulëse e kënde për të zhvilluar aktivitete të ndryshme.

Në mesin e shumë fëmijëve dhe prindërve, i pranishëm në inaugurimin e kësaj shëtitore ishte edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Në lidhje me projektin, ai ka falënderuar Bashkinë e Tiranës për këshillat pasi ata kanë nisur më herët projektet për rrugët për fëmijë.

Punimet për këtë projekt kishin filluar muajin e kaluar, përderisa kryetari Rama ka publikuar edhe një video të shëtitores në rrjetin e tij social Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco