Rastet e fundit, Hovenieri përsërit zhgënjimin e 2 nëntorit për djegien e veturave serbe me targa RKS

Rastet e fundit, Hovenieri përsërit zhgënjimin e 2 nëntorit për djegien e veturave serbe me targa RKS

16:47, 31/03/2023

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas djegies së tri veturave në veri të vendit këtë të premte, derisa për ta kundërshtuar këtë ai e ka rikthyer mesazhin që pati më 2 nëntor për një ngjarje të ngjashme.

Hovenier tha se ShBA-ja dënon djegien dhe çdo përpjekje për të frikësuar ata që kanë, ose synojnë të marrin targat RKS, sipas ligjit të Kosovës.

“Fatkeqësisht, më duhet ta përsëris këtë mesazh. Këto janë vepra frikacake dhe kriminale”, ka shkruar Hovenier, duke rikthyer mesazhin e tij të pesë muajve më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco