Certifikohen pjesëtarët e FSK-së për mbështetje me zjarr indirekt

Certifikohen pjesëtarët e FSK-së për mbështetje me zjarr indirekt

16:39, 31/03/2023

Forca e Sigurisë së Kosovës bashkë me ekipet e ushtrisë turke ka realizuar trajnimin për operim dhe mbështetje me zjarr indirekt.

Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave të pranishëm ishin edhe zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi dhe komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Hysen Dreshaj, me ç`rast gjeneral Cikaqi falënderoi kursantët për përkushtimin e treguar në përfitimin e njohurive të reja në fushën e këmbësorisë, gjithashtu falënderoi ekipet turke për kontributin që janë duke dhënë në ngritjen profesionale të FSK-së.

Forca e Sigurisë së Kosovës është duke realizuar trajnime dhe specializime me partnerët, në fusha të ndryshme të përgatitjes profesionale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco