Ambasadorët dënojnë aktet e djegies së automjeteve me targa RKS në veri

Ambasadorët dënojnë aktet e djegies së automjeteve me targa RKS në veri

16:22, 31/03/2023

Vënien e zjarrit disa automjeteve në veri të vendit që kishin targa RKS, e kanë dënuar ambasadorët e ndryshëm në Kosovë.

Shefi i zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, ka deklaruar se dëmtimi i pronës private që ka ndodhur gjatë dy ditëve të fundit, ka synim frikësimin e popullatës lokale.

“Kjo është e papranueshme dhe duhet të dënohet nga të gjithë akterët relevant”, tha Szunyog.

Image

Duke mbështetur deklarimin e zyrtarit evropian, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde,ka thënë se dhuna nuk është asnjëherë opsion.

“Unë kam besim të plotë që autoritetet kosovare do të hetojnë rastet plotësisht dhe do të sjellin përgjegjësit para drejtësisë”, ka thënë Rohde.Edhe ambasadori britanik, Nicholas Abbott, u është bashkuar ambasadorëve tjerë që dënuan djegien e veturave me targa RKS në veri të vendit.

“Djegia e veturave pas riregjistrimit në targa RKS në veri të Kosovës është e papranueshme”, tha ai.

“Të gjithë aktorët seriozë politikë duhet t’i dënojnë këto akte dhune dhe rreziqet që ato paraqesin për stabilitetin dhe qetësinë. Hetimet e shpejta për këtë kriminalitet janë të nevojshme dhe duhet të kryhen me ndjeshmëri dhe seriozitet”.

Policia deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit, disa automjete me targa RKS në veri të Kosovës, janë djegur nga persona ende të panjohur.

Image

Edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas djegies së tri veturave në veri të vendit këtë të premte, derisa për ta kundërshtuar këtë ai e ka rikthyer mesazhin që pati më 2 nëntor për një ngjarje të ngjashme.

Hovenier tha se ShBA-ja dënon djegien dhe çdo përpjekje për të frikësuar ata që kanë, ose synojnë të marrin targat RKS, sipas ligjit të Kosovës.

“Fatkeqësisht, më duhet ta përsëris këtë mesazh. Këto janë vepra frikacake dhe kriminale”, ka shkruar Hovenier, duke rikthyer mesazhin e tij të pesë muajve më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco