Përkujtohet 24 vjetori i “Masakrës së Burimit”, krim për të cilin ende nuk ka të dënuar (FOTO)

Përkujtohet 24 vjetori i “Masakrës së Burimit”, krim për të cilin ende nuk ka të dënuar (FOTO)

16:17, 31/03/2023

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot është mbajtur një mbledhje përkujtimore dhe janë bërë homazhe në varrezat e martirëve në Dragobil dhe në vendin e rënies në Burim, ku mizorisht janë vrarë e masakruar 42 qytetarë.

I pari i Komunës u shpreh se për këtë krim të rëndë të kryer nga pushteti serb mbi popullatën e pafajshme, nuk është dënuar askush, as kryesit e as urdhërdhënësit, dhe se si kryetar i komunës brenda mundësive do të angazhohet në zbardhjen e këtij krimi dhe dënimin e atyre që kryen këtë masakër dhe tw dënohen për çdo dhimbje që kanë shkaktuar dhe për çdo lot derdhur të nënave tona.

“Kjo ishte masakra më e madhe në komunën tonë dhe familjarët kërkojnë drejtësi”, shtoi Kastrati.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco