Kryeziu: Gjyqtarët e Kosovës janë të nivelit evropian

Kryeziu: Gjyqtarët e Kosovës janë të nivelit evropian

23:13, 29/03/2023

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, vlerëson se gjyqtarët dhe prokurorët në Kosovë janë të nivelit evropian.

Kryeziu, në Rubikon në Klan Kosova, tha se reformat në drejtësi janë të mira për shoqërinë, njofton Klankosova.tv.

“Reformat në parim janë gjithmonë të mira për shoqërinë që janë ndryshime, por ndodh ndonjëherë që reformat janë të këqija – ani se kjo ndodh në raste më të rralla”.

“Komunitetin juridik, gjyqtarë dhe prokurorë të Kosovës i njohë pasi kam punuar me ta dhe janë të nivelit gati evropian. Kritika ka pasi mendoj që ne shqiptarët nuk e dojmë vetveten shumë e as të arriturat tonë. Miqtë tanë thonë se Kosova ka përparuar shumë dhe kjo është e vërtetë” tha Kryeziu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco