Çeku: Mund edhe të bëhet Zajednica, por bie prapë në Kushtetuese

Çeku: Mund edhe të bëhet Zajednica, por bie prapë në Kushtetuese

22:49, 29/03/2023

Ministri i Qeverisë Kurti, Hajrulla Çeku derisa foli për aneksin e zbatimit të marrëveshjes me Serbinë, tha se edhe mund të bëhet një ‘Zajednicë që ata e kërkojnë, por menjëherë shkon në Kushtetuese dhe bie prapë’.

Çeku në T7 thotë se çfarëdo që të krijohet, nëse nuk e kalon testin e Gjykatës Kushtetuese, ajo do të bie.

“Unë nuk mendoj që kemi tashmë një model të kristalizuar se si duhet të realizohet ky detyrim që e kemi pas por që tashmë është pjesë e kësaj marrëveshje si vetmenaxhim për komunitetin serb që jeton në Kosovë.

Ne i kemi disa parime bazë që i ka theksuar kryeministrit. Parimi i parë është: Kushtetuta e Kosovës dhe opinioni i Kushtetutës për marrëveshjen e vitit 2015. Mund të mos përmendet as Kushtetuta as ai vendim i Kushtetueses që thotë 23 nene nuk janë në përputhje me Kushtetutën, por ato janë realitete të patejkalueshme. Edhe mund të krijohet një organizimi i ri këtu, por nesër prapë nuk e kalon testin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Çeku.

Tutje, Çeku tha se as kryeministri Kurti dhe askush tjetër nuk mund të shtyjë përpara diçka që bie ndesh me Kushtetutës e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco