5 të lënduar në një aksident rrugor në Gllarevë të Klinës

5 të lënduar në një aksident rrugor në Gllarevë të Klinës

22:13, 29/03/2023

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur në fshatin Gllarevë të Klinës.

Në aksident ishin të përfshira dy vetura.

Kështu tha Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Rreth orës 18:52, policia ka pranuar informatën se në fshatin Gllarevë ka ndodhur një aksident mes dy veturave. Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Fillimisht janë dërguar për trajtim në QKMF në Klinë e më pas edhe në spitalin rajonal në Pejë. Katër persona janë liruar në shtëpi, njëri po trajtohet ende”, tha Gashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco