Deliu kritikon krerët e shtetit për vizitën me xhipa në Drenicë, citon Kurtin para se të vinte në pushtet

Deliu kritikon krerët e shtetit për vizitën me xhipa në Drenicë, citon Kurtin para se të vinte në pushtet

08:19, 29/03/2023
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pasi dje krerët e shtetit kanë vizituar Skenderajn, në shënimin e përvjetorit të Masakrës së Izbicës.
 
Në Skenderaj, përveç kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, në vizitë ishin edhe disa zyrtarë të lartë shtetërorë.
 
Megjithatë, Deliu-Kodra ka pasur disa kritika ndaj krerëve të institucioneve, për shkak të eskortës së tyre përgjatë vizitës në Drenicë.
 
Ajo kujtoi një deklaratë të Kurtit kur kritikonte shefat e shtetit për përdorimin e veturave bazuar në protokollin zyrtar, transmeton Syri.net Kosova
 
“Albin Kurti dikur ‘Ata kanë xhipa, ne kemi libra’. Ndërkohë, sot kur Drenica përkujtonte “Masakrën e dhimbshme të Izbicës”, me 147 të vrarë, burra, gra dhe fëmijë, kështu dukej konvoji i xhipave të zi, i pushtetit të Albin Kurtit e Vjosa Osmanit…”, shkroi ajo në Facebook.
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco