Hasani: Presidentja po cenon funksionin primar kushtetues duke mos caktuar Kryeprokurorin e Shtetit

Hasani: Presidentja po cenon funksionin primar kushtetues duke mos caktuar Kryeprokurorin e Shtetit

07:52, 29/03/2023

Enver Hasani, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ka kritikuar Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për mosnënshkrimin e vendimit për caktimin e Kryeprokurorit të Shtetit.

Hasani ka vlerësuar se arsyetimi i Osmanit ishte “skandaloz” dhe se si shefe e shtetit, ajo duhet të përkujdeset për funksionimin normal të institucioneve shtetërore, duke garantuar që ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të jetë caktuar prej mekanizmave rregullativë të brendshëm.

Sipas profesorit të së drejtës ndërkombëtare, Osmani nuk ka të drejtë të rrezikojë funksionimin normal të institucioneve dhe duhet të thotë PO ose JO, jo të presë palët.

“Arsyetimi publik pse nuk e ka nënshkruar është skandaloz, i papranueshëm…Presidenti i Republikës ose shefshteti i cili funksionin bazik e ka të përkujdeset për funksionimin normal të institucioneve shtetërore, një prej tyre është edhe kryeprokurori i shtetit, nuk mundesh…ajo nuk e garanton funksionimin normal sepse ushtruesi i detyrës nuk është garantuar prej presidentes. Është caktuar prej mekanizmave rregullativ të brendshëm. Ajo nuk ka të drejtë që asnjëherë të rrezikojë funksionimin normal të institucioneve. Duhet të thotë PO-JO, nuk mund të thotë po i pres palët…cili ishte arsyetimi absurd, skandaloz?”, ka deklaruar ai.

I pyetur se a i bie kjo që presidentja po i shkel të drejtat e njeriut, ai tha se po e bënte “në mënyrën më brutale të mundshme.

“Ajo ishte shkelje brutale e të drejtave të njeriut të atyre që kanë konkurru, që të gjithëve… në mënyrën më brutale të mundshme dhe po cenon funksionin primar kushtetutes, funksionimin normal të institucioneve shtetërore”, ka thënë Hasani në Debat Plus.

Ende nuk dihet se kur Kosova do të ketë Kryeprokuror të Shtetit, derisa kanë kaluar më shumë se 10 muaj që kjo pozitë udhëhiqet nga një ushtrues detyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco