Konjufca nis vizitën disaditore në SHBA, e presin takime të shumta

Konjufca nis vizitën disaditore në SHBA, e presin takime të shumta

23:36, 27/03/2023

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka nisur vizitën zyrtare disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ftesë të Kongresit Amerikan.

Shefi i kabinetit të Konjufcës, Ilir Kërçeli, njoftoi se ai do të marrë pjesë në Samitin e Dytë për Demokraci, që do të mbahet më 28-30 mars.

“Kryetari Konjufca do të marrë pjesë në Samitin e Dytë për Demokraci, që do të mbahet më 28-30 mars, si dhe në pritjen që Partneriteti për Demokraci i Dhomës së Përfaqësuesve (HDP) do të organizojë për lidershipin dhe deputetët e parlamenteve të shteteve partnere të HDP-së dhe shteteve të tjera”, shkroi Kërçeli.

I pari i Kuvendit do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të lartë të Kongresit Amerikan dhe Departamentit të Shtetit, si dhe me përfaqësues të shteteve të tjera duke i përfshirë edhe ato që nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës.

“Krahas pjesëmarrjes në aktivitetet e Samitit, është paraparë që Kryetari i Kuvendit të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të Kongresit Amerikan dhe të Departamentit të Shtetit, si dhe me përfaqësues politikë të shteteve të tjera, duke përfshirë edhe ato që nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco