Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

08:09, 27/03/2023
Për sot në Kosovë janë paralajmëruar disa ngjarje.
 
Ndër to pritet të jetë koferenca e guvernatorit të BQK-së, Fehmi Mehmeti nga ora 15:00.
 
– Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të “Betejës së Semetishtit”. (Semetisht, ora 10:00)
 
– Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)
 
– Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Ëesterlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)
 
– Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze ‘Metro Station Quatre – Septempre’. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)
 
– Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)
 
– Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull “Simbol Çlirimtari” kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)
 
– Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco