Haradinaj bën homazhe në Gllogjan, në 25-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit

Haradinaj bën homazhe në Gllogjan, në 25-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit

11:24, 24/03/2023

Në nder të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogja.

Homazhe ne këtë memorial kanë bërë edhe pjesëtarë të FSK-së.

Kujtojmë se me 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga forcat e UÇK-së dhe forcave të Serbisë, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin. Paramilitarët serbë, synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme.

Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco