Kurti me ministra sot shkon në Gllogjan për homazhe dhe vizitë te familja Haradinaj

Kurti me ministra sot shkon në Gllogjan për homazhe dhe vizitë te familja Haradinaj

08:51, 24/03/2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kabinetin qeveritar sot do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.
 
Sipas njoftimit, homazhet do të nisin nga ora 11:30.
 
Ndërkaq, më pas, Kurti shkon në vizitë te familja Haradinaj në Gllogjan.
 
Po ashtu, nga ora 12:00, Kurti merr pjesë në akademinë përkujtimore te oborri i Kullës Haradinaj në Gllogjan.
 
Kujtojmë se sot bëhen 25 vjet nga zhvillimi i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, që ndryshe njihet Epopeja e Dukagjinit.Gjatë ditës së sotme do të ketë disa aktivitete, e cila njihet edhe si Dita e Dëshmorëve të Dukagjinit.
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco