Ish-ministri: S'ka pasur nevojë të rritet çmimi i energjisë, Kosova përmbush nevojat

Ish-ministri: S'ka pasur nevojë të rritet çmimi i energjisë, Kosova përmbush nevojat

23:22, 23/03/2023

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, në mbledhjen e mbajtur të enjten, ka vendosur për shtrenjtim të çmimit të rrymës.

Ky shtrenjtim do të jetë për 14 për qind, kurse tarifat e reja të energjisë do të aplikohen nga data 1 prill.

Ish-ministri i ekonomisë, Haki Shatri tha se nuk ka qenë e nevojshme që çmimi i rrymës të rritet dhe se kjo do të prek shumë qytetarët e vendit.

“Nuk ka pasur nevojë, ne nuk kemi më import, Kosova tash e tutje do të përmbush nevojat e veta për rrymë, për disa muaj”, tha ai një intervistë për RTK.

Sipas  tij, kostoja e prodhimit të energjisë në Kosovës, prej 30 euro megavat është e favorshme dhe për këtë nuk ka nevojë të rritet çmimi.

Shatri kritikoi edhe politikat e qeverisë së Kosovës, karshi politikave ekonomike, duke i cilësuar ato si të gabuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco