Hoti akuzon Kurtin e Osmanin: I mashtruan njerëzit, duhet të dalin para qytetarëve

Hoti akuzon Kurtin e Osmanin: I mashtruan njerëzit, duhet të dalin para qytetarëve

22:24, 23/03/2023

Avdullah Hoti, deputet i LDK-së, ka shkruar një status, në të cilin ka rënditur premtimet e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas Hotit, të gjitha premtimet, të cilat ai i listoi, janë shkelur gjatë dy viteve të qeverisjes së “kaolicionit Kurti-Osmani”.

Andaj, Hoti vlerësoi se njerëzit janë mashtruar, andaj pushteti aktual duhet të dalë para qytetarëve.

“Marrëveshja e Ohrit bie në kundërshtim me të gjitha këto kushte. Njerëzit janë mashtruar. Duhet mandat i ri bazuar në këtë marrëveshje. Duhet të dalin edhe njëherë para qytetarëve me qëndrimet e reja të qeverisë.” – shkroi ndër të tjera Hoti.

Postimi i plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco