Pas Kosovës Dendias viziton edhe Serbinë, përgëzon Vuçiçin për marrëveshjen

Pas Kosovës Dendias viziton edhe Serbinë, përgëzon Vuçiçin për marrëveshjen

16:57, 22/03/2023

Pas vizitës së realizuar javë më parë në Kosovë, ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, ka vizituar edhe Serbinë.

Dendias, i cili është pritur nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka përgëzuar këtë të fundit për ujdin e arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, për planin e zbatimit të Marrëveshjes për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

“Përsërita mbështetjen e vendosur të Greqisë ndaj përpjekjeve të BE-së për përparimin e mëtejshëm të dialogut me synimin për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme. Diskutimi përfshinte zhvillimet rajonale dhe perspektivën e Ballkanit Perëndimor në Union”, ka shkruar Dendias në rrjetin e tij social në Twitter.

 

Takimin në fjalë e ka lajmëruar edhe presidenti i Vuçiç, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook.

Njëra ndër temat e diskutuar mes tij dhe kryediplomatit grek, ka qenë edhe procesi i dialogut Kosovë-Serbi.

“Biseduam për situatën në rajon, vazhdimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe bisedova për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy kombeve”, ka shkruar fillimisht Vuçiç.

Vuçiç po ashtu thotë se e ka falënderuar ministrin grek për qëndrimin parimor të Greqisë, e ashtu edhe për angazhimin personal sa i përket mbështetjes së dialogut dhe respektimit të ligjit ndërkombëtar.

“E falënderova mikun tonë për qëndrimin parimor të Greqisë, si dhe për angazhimin e tij personal, kur bëhet fjalë për mbështetjen e dialogut, respektimin e së drejtës ndërkombëtare, ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe avokimin për përparimin e Serbisë në rrugën e integrimit evropian”, ka shtuar Vuçiç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco