Hasani: Anëtarësimi në OKB s’përmendet askund, po tallet me ne Vuçiqi

Hasani: Anëtarësimi në OKB s’përmendet askund, po tallet me ne Vuçiqi

21:54, 21/03/2023

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se marrëveshja e arritur më 18 mars në Ohër, ia ka lëkundur themelet Kosovës si dhe ia ka ofruar njëfarë autonomie territoriale serbëve.

Nisur nga parimi i ujdisë se të gjitha marrëveshjet e parapara duhet të implementohen, Hasani tha se duhet zbatuar edhe Asociacioni, ai i vitit 2013.

“Nëse marrëveshja thotë sic thotë, të gjitha palët dhe nuk ka rëndësi cilat nene pasi të gjitha duhet të zbatohen. Aty thotë se edhe të gjitha marrëveshjet duhet të implementohen. Kjo i bie se duhet ai i vitit 2013 të zbatohet, pasi nuk e njeh vendimin e Kushtetutës”, tha ai në T7.

Tutje, sipas tij, çështja e anëtarësimit të Kosovës në OKB është fiktive pasi tha se nuk përmendet askund.

“Anëtarësimi në OKB nuk përmendet askund, është fiktiv. Vuçiqi po tallet me neve kur e përmend. Po e zëmë se Serbia e njeh Kosovën, përsëri kjo nuk do të thotë se na garantohet anëtarësimi në OKB”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco