'Marrëveshje finale me njohje' -  Abdixhiku flet për letrat e presidentëve amerikanë

'Marrëveshje finale me njohje' - Abdixhiku flet për letrat e presidentëve amerikanë

21:49, 21/03/2023

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se sonte vet kryeministri Albin Kurti, e ka pranuar vet se i ka ofruar palës serbe, themelim të asociacionit.

”Jo më larg se dy orë më parë, përtej marrëveshjes, Kurti pranoi se e ka ofruar një asociacion. Lëshimi historik prej këtij momentum politik që ka qenë Kosova. Kanë qenë tri elemente të procesit dialogues me të cilin jemi pajtuar të gjithë, i gjithë spektri politik në vend por edhe ai ndërkombëtar”, deklaroi ai.

Një gjë të tillë, Abdixhiku e tha duke iu referuar një postimi të lëshuar sonte nga kryeministri Albin Kurti, ku ankohet se vet presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk e nënshkroi aneksin e 18 Marsit anipse ai ia ofroi një asociacion.

Megjithatë, Abdixhiku përmend se kryeministri Kurti, ka humbur momentum historik për arritje të marrëveshjes përfundimtare, siç kërkonin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

”Janë tri elemente: Marrëveshje finale, ligjërisht e obligueshme dhe me njohje në të. Çështja është sa prej këtyre elementeve i kemi në të? A është marrëveshje finale? – jo nuk është. Sepse kemi marrëveshje bazë, jo përfundimtare. Sot dua ta mbajë në përgjegjësi një njeri që ka nis procesin dialogues duke e refuzuar atë si prioritet nacional. E tani në vitin e tretë të qeverisjes, e vetmja gjë që është marrë ka qenë dialogu”.

”Dhe kjo tregon se ka qenë i papërgatitur me kohë, dhe në të njëjtën kohë, ka lëshuar mundësi historike, sepse këto mundësi historike janë të momentumit”, tha Abdixhiku në Klan Kosova.

”Nuk ka qenë e mundur marrëveshja normalizuese finale në 2008, as në 2015, as 2017 as në 2020, ka qenë një koncensus gjithë evropian dhe në ShBA: se tani është momentum për një marrëveshje përfundimtare dhe finale. Dy letrat e fundit të presidentëve amerikanë, flasin për marrëveshje përfundimtare ligjërisht të obligueshme me njohje në të. Ky ka qenë një momentum dhe mundësi e jashtëzakonshme”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco