Aksident i rëndë, vetura godet një burrë me gruan dhe vajzën në rrugën e Vushtrrisë

Aksident i rëndë, vetura godet një burrë me gruan dhe vajzën në rrugën e Vushtrrisë

21:22, 21/03/2023

Një aksident trafiku me tre të lënduar ka ndodhur para pak çastesh në Vushtrri.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, ku një veturë ka goditur tre këmbësorë.

“Në rrugën “Dëshmorët e Kombit “në Vushtrri, aksident trafiku me të lënduar. Një veturë ka goditur tre këmbësorë. Janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Raportohet se të lënduarit janë prindërit me vajzën e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco