Lajçak i qartë: Vetëmenaxhimi, nënkupton krijimin e Asociacionit

Lajçak i qartë: Vetëmenaxhimi, nënkupton krijimin e Asociacionit

16:45, 21/03/2023

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se “Vetëmenaxhimi” nënkupton krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Në një intervistë dhënë për Radio Evropën e Lirë, Lajçak tha se neni 7 flet për zbatimin e marrëveshjes së viteve 2013 dhe 2015, që përfshinë themelimin e Asociacionit.

“Dua të jem i qartë, Neni 7 nuk përfshin zotime të reja për Kosovën. Neni 7 flet për nevojën e zbatimit të asaj për të cilën Kosova dhe Serbia veçse janë pajtuar. Kjo nënkupton marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015, që flasin për themelimin e një lloj asociacioni të komunave me shumicë serbe. Përndryshe, kjo do të nënkuptonte Nenin 10, që thotë se të gjitha marrëveshjet e mëparshme, plus Nenin 7, pra aranzhime shtesë, që nuk do të kishte logjikë”, tha Lajçak.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi theksoi se të gjitha marrëveshjet paraprake duhet të zbatohen plotësisht.

Tutje ai shtoi se nuk mund të zgjedhen se cilat marrëveshje u pëlqejnë, se cila duhet të zbatohet apo injorohet, pasi siç thotë ai nëse do ndodhte, kjo do të shndërrohej në tallje.

“Unë nuk insistoj tek emri. Unë insistoj në atë që iu shërben të dyja palëve. Por, kjo është shumë e rëndësishme që të gjitha marrëveshjet paraprake duhet të zbatohen plotësisht. Pra, ne nuk mund të zgjedhim marrëveshjen që na pëlqen; cilën ta zbatojmë e cilën ta injorojmë, sepse procesi serioz do të shndërrohej në tallje”, shtoi Lajçak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco