'Çka të bëj tash unë', kështu përgjigjet Kurti për protestën e thirrur nga Molliqaj

'Çka të bëj tash unë', kështu përgjigjet Kurti për protestën e thirrur nga Molliqaj

15:54, 21/03/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka komentuar thirrjen e kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqajt, për të protestuar kundër Marrëveshjes së Ohrit.

Kurti është përgjigjur para gazetarëve kur u pyet prej tyre për një gjë të tillë.

“Çka të bëj tash unë, çka me komentu, protesta të shtunën sot është e martë”, u shpreh Kurti.

Gjatë ditës së djeshme, Molliqaj kishte njoftuar se u kishte dërguar ftesa bashkëpunimi partive opozitare që kishin rezerva për marrëveshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco