Shefi i zyrës së BE-së nis takimet me opozitën, kjo është arsyeja

Shefi i zyrës së BE-së nis takimet me opozitën, kjo është arsyeja

15:45, 21/03/2023

Tomas Szunyog, shef i Bashkimit Evropian në Kosovë, është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Kështu, ai ka nisur takimet me liderët e opozitës, pasi në Ohër është arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, ndonëse nuk u nënshkrua.

“U takova sot me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe Abelard Tahirin për të diskutuar mbështetjen e opozitës për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes në rrugën e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar në Twitter shefi i zyrës së BE-së, raporton Syri.net Kosova

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco