683 inspektime dhe 149 gjoba për shkelje të Ligjit kundër Duhanit

683 inspektime dhe 149 gjoba për shkelje të Ligjit kundër Duhanit

11:26, 21/03/2023

Ligji kundër Duahnit, ka filluar të gjejë zbatim. Kjo, pasi ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka dhënë “ultimatum” për zbatimin e ligjit.

Peci, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se që nga data 16 mars janë bërë 683 inspektime, duke hasur në 149 raste të shkeljes së Ligjit kundër Duhanit, përcjell Syri.net Kosova

Ai ka theksuar se do të dëshmojnë përkushtimin e tyre në mbikëqyrje të zbatimit të ligjit të duhanit me tolerancë zero ndaj shkelësve.

“Në ditën kur qytetaret shohin vendosmërinë e shtetit, për ta bërë të zbatueshëm një rregull qe bëhet për ta ruajtur shëndetin dhe jetën e tyre ata menjëherë ndryshojnë sjellje dhe e përqafojnë e mirëpresin”.

Sipas ministrit, personat të tentojnë ti shkelin rregullat, sigurisht që do të përballen me masën ndëshkimore qe e ka përcaktuar ligji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco