Kurti: Marrëveshja duhej të niste zbatimin dje, ndërkombëtarët ta dënojnë sjelljen e Serbisë

Kurti: Marrëveshja duhej të niste zbatimin dje, ndërkombëtarët ta dënojnë sjelljen e Serbisë

11:25, 21/03/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur rreth marrëveshjes së arritur në Ohër.

Ai ka thënë se marrëveshja do të duhej të niste zbatimin qysh dje, dhe për këtë fakt ka kërkuar nga ndërkombëtarët ta dënojnë Serbinë.

“Zbatimi i kësaj marrëveshje duhet të fillonte qysh dje, për shkak se edhe plani i zbatimit thotë se ka një afat se kur duhet të fillojë marrëveshja së zbatuari. Edhe marrëveshja bazë edhe plani i zbatimit tashmë i kemi të dakorduara. Për neve kjo është marrëveshje, por unë pres nga faktori ndërkombëtar që ta dënojnë e gjykojnë sjelljen e Serbisë e cila kur mbahen takimet thotë se nuk nënshkruaj e ndërmjet takimeve thotë se nuk zbatoj gjë”, u shpreh Kurti në një deklaratë për gazetarë.

“Unë jam i vetmi në këto takimet e Brukselit që bëj propozime, pala tjetër nuk bën propozime, unë bëj propozime që refuzohen dhe në fund merremi vesh e pala tjetër nuk nënshkruan. Për të tjerat, me ndërmjetësit evropianë do të jemi në kontakt të vazhdueshëm, po ashtu me SHBA-të që i falënderojmë shumë dhe do të duhej që atë formulimin për vetëmenaxhimin e serbëve ta adresojmë te çështjet që na paskan mbetur pa u përmbushur dhe për ne bëhet fjalë për një formulim i cili i përket në mënyrë besnike dhe të saktë konventës kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare sipas Këshillit të Evropës”, u shpreh kryeministri Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco