FOTO/ Pamje si në filma: Momenti kur arrestohet shqiptari me 30 kg drogë

FOTO/ Pamje si në filma: Momenti kur arrestohet shqiptari me 30 kg drogë

10:49, 21/03/2023

Gazeta gjermane, BILD, publikoi pamjet kur forcat speciale arrestojnë një shqiptar në qytetin Voelklingen. Sipas gazetës, pamjet janë sikur të ishin pjesë e një filmi aksion.

Shqiptari 42-vjeçar u arrestua në mes të qytetit, teksa lëvizte me një makinë Audi.

Të paktën tre makina policie iu afruan, e ndaluan shqiptarin dhe e nxorën atë nga mjeti. Pasi e shtrinë përtokë, policit civilë, por të maskuar, i vunë prangat.

Një zëdhënës i policisë tha se shqiptari u arrestua pasi kishte me vete një sasi të madhe droge. Sipas BILD, bëhet fjalë për 30 kg drogë, kryesisht hashash.

Shqiptari ishte nën monitorim prej disa kohësh. Hetimet vazhdojnë, pasi ka dyshime se ishte pjesë e një grupi të krimit të organizuar.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco