Procesi i zgjedhjes së guvernatorit të BQK-së mund të kthehet në pikën zero

Procesi i zgjedhjes së guvernatorit të BQK-së mund të kthehet në pikën zero

08:40, 21/03/2023
Procesi për përzgjedhjen e guvernatorit të ri të Bankës Qendrore të Kosovës po vazhdon edhe pse për të janë raportuar parrëgullësi. Megjithëkëtë, procesi mund të kthehet i tëri në pikën zero.
 
E gjithë kjo si pasojë e disa prej parregullësive që janë raportuar deri më tani. Përfshirë këtu edhe vlerësimet e ndryshme që u janë bërë kandidatëve nga komisioni i caktuar nga BQK-ja dhe ai nga Ambasada britanike në Prishtinë.
 
“Më 29 mars do t’i përfundoj mandati guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti. I njëjti ka konkurruar përsëri për këtë pozitë por nuk ka arritur që të jetë pjesë e listës së të përzgjedhurve”.
 
E për këtë punë edhe nga Komisioni për Buxhet kanë kërkuar sqarime shtesë. Megjithëkëtë, për RTK-në anëtarë të këtij komisioni thonë se ka pasur vonesa në lidhje me marrjen e informacioneve për këtë proces.
 
Javë më parë, kryetari i Komisionit, Flamur Mrasori, po dyshon se është shkelur një nga parimet bazë të Kushtetutës: Barazia para ligjit.
 
Mrasori i është drejtuar me një letër Komisionit për Buxhet dhe Financa, më saktësisht kryetarit të këtij komisioni, Armend Muja, që është deputet i VV-së. Në letrën që e ka siguruar ekskluzivisht gazeta Nacionale nga burime brenda Kuvendit, Mrasori ka shprehur kundërshtimin e tij lidhur me emrat që janë dërguar në Parlament.
 
Sipas kryetarit të komisionit për vlerësimin e kandidatëve, edhe pse dy kandidatë kanë pasur vlerësim identik, emri i njërit është dërguar për votim në Kuvend, e tjetri jo. Kjo sipas Mrasorit, përbën cenim të Parimit të barazisë para ligjit.
 
“Propozimi që është miratuar më shumicë votash ka qenë propozimi që lista përfundimtare të përfshijë katër (4) kandidatë që t'i propozohen Kuvendit të Kosovës. Lidhur me këtë propozim, vota ime është kundër, andaj edhe parashtroj këtë mendim të ndarë”, thuhej në letrën që e kishte siguruar Nacionalee që mban datën 30 janar 2023.
 
Mrasori që ka qenë edhe kryetar i Bordit në Bankën Qendrore të Kosovës, në letrën e tij ka bërë të ditur se ai ka kërkuar që Kuvendit t’i dërgohet lista me pesë kandidatë, e jo katër sa u dërguan në fund.
 
“Ligji për BQK-në (neni 38 paragrafi 2) kërkon decidivisht që Kuvendit t'i përcillet lista me kandidatët të cilët konsiderohet se kanë përmbushur kriteret sipas ligjit. Që do të thotë së bazë esenciale për pasqyrimin e përmbushjes së këtyre kritereve është rezultati final i procesit të intervistimit dhe poentimi përkatës. Njëherësh ligji nuk kufizon numrin e kandidatëve të cilët i propozohen Kuvendit. Ndërlidhur me këtë, Paneli ka shqyrtuar dhe ka vendosur me një votë kundër (vota ime) që në Kuvend të dërgohet lista me katër kandidatë dhe atë pas rangimit të përgjithshëm të kandidatëve përmes procesit intervistues pra më datë 25 janar 2023”, thuhet në letrën e Flamur Mrasorit.
 
E nëse procesi do të kthehet në pikën zero, kryetari i Bordit të BQK-së, Bashkim Nurbojën, i tha RTK-së se janë në pritje të vendimit të Kuvendit të Kosovës.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco