Kurti: Kemi raporte jonormale për vizitë në Beograd

Kurti: Kemi raporte jonormale për vizitë në Beograd

00:15, 19/03/2023

Kryeministri i vendit, nuk ka treguar nëse marrëveshja e 27 shkurtit do të shkojë në kuvend për tu ratifikuar.

Ai tha se duhet bërë debat e vendimmarrje edhe në kuvend.

“Edhe një herë po e ritheksoj, unë besoj se duhet të jemi të kënaqur sepse edhe më 27 shkurt edhe sonte kemi bërë atë që është më e mira e mundshme në këto rrethana për Kosovën, për raportet me Serbinë”, është shprehur Kurti.

Tutje, ai u pyet nëse është i gatshëm për një vizitë në Beograd, teksa tha se raportet janë ende jo normale.

“Do të shkojë në Prishtinë sepse i kam 15 ministri e na presin shumë punë. Duhet ta kuptoni që marrëdhëniet janë ende të pa normalizuara që ne do të mund ta bënim një udhëtim normal atje”, është shprehur Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco