Kongresistët amerikanë dërgojnë çështjen e Luginës deri te Sekretari Blinken

Kongresistët amerikanë dërgojnë çështjen e Luginës deri te Sekretari Blinken

08:16, 18/03/2023

I pari i Grupit për Çështje Shqiptare në Luginën e Preshëvs, Ragmi Mustafi, ka dhënë një lajm fantastik për Luginën.

Ai ka deklaruar se lobimi i shqiptarëve të Luginës në Capitol Hill është duke dhënë fryte.

Më saktësisht, delegacioni shqiptar dy javë më parë loboi për Çështjen e Luginës.

Takimet me kongresistët amerikanë kanë qenë efektive, pasi të njëjtit sot i kanë dërguar letër Sekretarit Blinken, për t’u treguar për pozitën e shqiptarëve të Luginës në dialogun Kosovë-Serbi.

“Kongresistët i shkruajnë Blinken se “plani i tanishëm 11-pikësh [Propozimi Evropian] nuk përmend askund të drejtat e minoritetit [shqiptar]…dhe ne insistojmë që kjo çështje të përfshihet në marrëveshjen finale.”

Përderisa po insistohet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, “ne kërkojmë dhe avokojmë tek ju për trajtim reciprok të minoritetit shqiptar në jug të Serbisë apo për një asociacion të ngjashëm për ta,” theksohet në letrën kongresionale.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Grupi për Çështjet Shqiptare në Kongresin Amerikan i ka dërguar një letër zyrtare Sekretarit Blinken, ku kërkon që të drejtat e shqiptarëve në Luginë të trajtohen reciproke me ato të pakicës serbe në Kosovë.

Dështimi për të siguruar të drejta të barabarta dhe të qëndrueshme mund të vërë në pikëpyetje të gjitha aspektet e marrëveshjes.Kongresmenët këmbëngulin gjithashtu që kjo çështje të përfshihet në marrëveshjen përfundimtare.

U jemi jashtëzakonisht mirënjohës miqve tanë në Kongres për mbështetjen e tyre të parezervë ndaj kërkesave të drejta dhe legjitime të shqiptarëve në Luginë.

Puna dhe angazhimi ynë, pas shumë takimeve në Capitol Hill, po jep fryte konkrete. Mbetemi fuqishëm në mbështetje të parimit barazisë e reciprocitetit për normalizim, paqe, stabilitet e prosperitet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco