Kurti me një pyetje ia evidenton dyfytyrësinë Serbisë

Kurti me një pyetje ia evidenton dyfytyrësinë Serbisë

10:15, 09/02/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një foto me komunat serbe që udhëhiqen nga kryetarët joserbë dhe ka pyetur se pse Serbia nuk ua mundëson Asociacionin një-etnik atyre, ndërsa e kërkon një gjë të tillë në Kosovë, transmeton Syri.net Kosova

Sipas Kurtit, Asociacione një-etnike në Serbi do të mund të formoheshin nga hungarezët, boshnjakët, shqiptarët e bullgarët.

“Asociacionet e komunave mbi baza etnike në Serbi? Minoritete në Serbi zyrtarisht llogariten 21 sosh: kroatët, bunjevcët, bullgarët, boshnjakët, shqiptarët, hungarezët, romët, rumunët, rusinët, sllovakët, ukrainsët, lidhja hebreje, ashkalinjët, vllehët, grekët, egjiptianët, gjermanët, sllovenët, çekët, maqedonët, malazezët. 11 komuna në Serbi udhëhiqen nga kryetarë joserb. Asociacione një-etnike komunash do të mund të formonin hungarezët, boshnjakët, shqiptarët dhe bullgarët. Pse Serbia nuk ua mundëson këtë, përderisa e kërkon një gjë të tillë në Kosovë?”, ka shkruar Kurti.

Postimi:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco