Konkursi për drejtor të ARBK-së, asnjë nga kandidatët nuk merr pikët e duhura

Konkursi për drejtor të ARBK-së, asnjë nga kandidatët nuk merr pikët e duhura

10:11, 09/02/2023

Asnjë nga kandidatët që kanë konkurruar për pozitën Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), nuk ka marr pikët e duhura në intervistë, të paktën nga poentomi i partnerëve zbatues.

Lajmin e ka dhënë faqja e internetit me kërkesë të Ambasadës Britanike sipas Memorandumit të Mirëkuptimit. Qëllimi i publikimit të rezultateve është që të përmirësohet transparenca e përzgjedhjes për proceset e zyrtarëve të lartë publik, dhe kjo po bëhet pas konsultimit me Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Intervistat e kandidatëve për këtë pozitë janë mbajtur gjatë dy ditëve të fundit, 6 dhe 08 shkurt 2023, transmeton IndeksOnline.

“Kandidatët që kanë arritur 70% ose më shumë konsiderohet që mund të emërohen (sipas poentimit të Partnerit Zbatues). Pikët maksimale 100%. Asnjë kandidat nuk është poentuar me 70% ose më tepër”, thuhet në njoftimin e dhënë me kërkese të Ambasadës Britanike.

Anëtarët e Komisionit ishin: Naim Gashi (Kryesues), Edi Gusia, Bedri Xhafa, Safet Fazliu dhe Anita Kalanderi.

Anëtarët e Komisionit dhe Partnerët Zbatues poentojnë kandidatët në mënyrë të pavarur prej njëri tjetrit. Nga poentimet e secilit vlerësues nxjerret mesatarja (veç për Komisionin dhe veç për Partnerët Zbatues) për të prodhuar dy rezultate përfundimtare për kandidatët (një për Komisionin dhe një për Partnerët Zbatues).

Për çdo proces, Komisioni do të ja paraqesë organeve përkatëse një listë të të kandidatëve që rekomandohen, së bashku me rezultatet, siç ceket në rregulloret përkatëse.

Për çdo proces, Partnerët Zbatues do të paraqesin një raport konfidencial në Ambasadën Britanike. Ky raport përfshin rezultatet e tyre dhe ato të Komisionit, bashkë me vërejtjet eventuale rreth performancës së kandidatëve në procesin e përzgjedhjes. Këto raporte pastaj i paraqiten Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit sipas Memorandumit të Mirëkuptimit. Për ndërmarrjet publike komunale, raportet konfidenciale i paraqiten kryetarit të komunës përkatëse.

Rezultatet e paraqitura më poshtë janë vetëm nga Partnerët Zbatues:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco